Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të martën raportin e ri “Parashikimi për Ekonominë Botërore”, në të cilin parashikimi për rritjen e ekonomisë ndërkombëtare në vitin 2016 është 3.2%, duke shënuar një ulje prej 0.2% krahasuar me parashikimin e janarit.
FMN-ja parashikon që rritja ekonomike do të jetë 0.2 përqind më e ulët se parashikimi i mëparshëm, për të rënë në 3.2 për qind. Sipas FMN-së, ekonomitë e Shteteve të Bashskuara, Japonisë, dhe Bashkimit Evropian do të rriten më pak se sa mendohej më parë.
Me ndikimin e tregjeve të reja dhe të ekonomive në zhvillim, parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2017 është 3.5%, ose 0.1% më i ulët se parashikimi i janarit.
Në raport thuhet se që nga janari i këtij viti, situata në tregun botëror të kapitalit është përkeqësuar, gjë që ka ndikuar në dobësimin e ekonomive të zhvilluara.
Përveç kësaj, politikat rajonale, terrorizmi, kriza e refugjatëve etj kanë cënuar rritjen e ekonomisë globale. Duke u bazuar në këto faktorë, FNM-ja vendosi të ulë parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore në një periudhë 2 vjeçare.
Në raportin e FMN-së parashikimi i rritjes ekonomike të Kinës është përkatësisht 6.5% dhe 6.2%, ose 0.2% më i lartë se parashikimi i muajit janar.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend