Fluturim i dyshimtë nga Bukureshti

10:33 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Aeroplanët luftarak të Belgjikës dhe RAF kanë hasur në vështirësi për të ndaluar një fluturim mbi detin verior.

Fluturimi i Saab 340 ishte nisur nga Bukureshti i Rumanisë rreth orës 1:30 pas mesnate, transmeton arbresh.info.

Aeroplani u shoqërua nga aeroplanët luftarak të llojit RAF Typhoons dhe RAF Viyager ZZ330 për në aeroportin e Birminghamit.

Sipas disa raportimeve në Twitter aeroplani i nisur nuk kthente përgjigje për kullën e kontrollit.

Sipas pasagjerëve dëshmitarë, aeroplanët e tjerë kishin shtyrë kohën e fluturimit dhe ishin larguar nga pista për t’i lejuar fluturimin aeroplanit Saab 340.

Informata mbi motivin e ngjarjes ende nuk janë të ditura për publikun, por aeroplani ka aterruar me sukses në aeroportin e Birminghamit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme