Pas bumit të mbërritjes së emigrantëve, qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare, Nello Musumeci, u miratua gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët mesdhetare.
Gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë për gjashtë muaj.
“I vetëdijshëm për seriozitetin e një fenomeni që po shënon një rritje prej 300 për qind. Më lejoni të jem i qartë, problemi nuk mund të zgjidhet, zgjidhja e të cilit lidhet vetëm me ndërhyrjen e vetëdijshme dhe të përgjegjshme të Bashkimit Evropian” , tha Musumeci.
Që nga fillimi i vitit, sipas Ministrisë së Brendshme, në Itali kanë mbërritur 31,292 emigrantë, gati katër herë e gjysmë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Mediat italiane duke cituar burime qeveritare kanë nënvizuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme “bën të mundur sigurimin e përgjigjeve më efektive dhe në kohë në drejtim të menaxhimit të migrantëve dhe akomodimit të tyre në territorin kombëtar”.
Me gjendjen e jashtëzakonshme, mund të zbatohen procedura dhe veprime më të shpejta për të ofruar zgjidhje për pritjen e emigrantëve në një kohë të shkurtër me standarde adekuate./A2
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank