Flota ruse paralajmërim për sulm nga SHBA-ja

13:54 | 10 Prill 2018
Arbresh.info
Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një urdhër ndaj Flotës luftarake ruse në Detin e Zi që të jetë në nivelin më të lartë pasi është paralajmëruar një sulm i mundshëm.
Mediat raportojnë se ky urdhër ka ardhur pasi është vërejtur se anijet ushtarake të forcave të koalicionit në Siri, të udhëhequr nga SHBA, Britania dhe Franca janë duke shkuar në drejtim të Sirisë.

Sipas disa informacioneve, sulmi mund të vijë në 24 orët e ardhshme. Pretendohet se dërgimi i anijeve luftarake në Siri është një reagim ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetin sirian Dumy, ku të paktën 70 persona janë vrarë, transmeton lajmi.net.

Regjimi sirian i udhëhequr nga Bashar al-Assad i cili mbështetet nga Rusia, akuzohet për këtë sulm.

Në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është bërë thirrje për një hetim të pavarur por kjo ka shkaktuar një konfrontim verbal midis ambasadorit të SHBA-së dhe Rusisë në OKB./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme