Florida në SHBA bëhet shteti i tretë që kalon 1 milion raste të koronavirusit të ri (COVID-19), pas Teksasit dhe Kalifornisë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat ditore në lidhje me pandeminë thuhet se numri i rasteve në Florida ka arritur në 1.008.166.
Ndërkohë numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 ka arritur në 18.683. Në shtetin ku për ditën e martë janë raportuar 8.847 raste dhe 82 vdekje ditore, vihet në dukje se për shkak të virusit deri më tani janë shtruar në spitale mbi 55 mijë persona.
Sipas të dhënave të fundit dy javore norma e shtrimeve në spitale në Florida ka shënuar rritje me 30 përqind, ndërsa norma e pozitivitetit të COVID-19 është në nivelin 8.69 përqind.
Në SHBA, e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia e COVID-19, numri i rasteve ka tejkaluar 14 milionë e 51 mijë, ndërsa humbjet e jetëve mbi 276 mijë. /tch
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...