Pamjet me dron zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Siesta Key, Florida, ku shtëpitë janë përfshirë nga uji. Uragani “Milton” zbarkoi në Siesta Key, rreth 112 kilometra në jug të Tampas, të mërkurën vonë.
Banorët e evakuuar tani po kthehen në shtëpitë e tyre për të vlerësuar shkallën e dëmit që u ka shkaktuar Milton dhe për të zbuluar nëse shtëpitë e tyre janë shkatërruar tërësisht apo i kanë shpëtuar stuhisë, shkruan skynews
Midis Siesta Key dhe Fort Myers Beach, nivelet maksimale të ujit arritën 1 deri në 3 metra mbi nivelin e tokës, sipas një analize paraprake të postuar nga Qendra Kombëtare e Uraganeve. Autoritetet kanë paralajmëruar se niveli i ujit mund të rritet për disa ditë.
Sakaq, përveç dëmeve materiale, nga uragani kanë mbetur të vdekur 16 njerëz. Ndërsa “Milton” nuk shkaktoi valën katastrofike për të cilën kishte frikë Florida, operacioni i pastrimit të shtetit mund të zgjasë me javë ose muaj për disa njerëz.
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...