Përderisa Italia mund të lëkundet nga një tërmet tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se ndërtimet pa leje por vejnë në rrezik qytetarët e vendit.
Tërmeti që ndodhi në ishullin e Ischisë, shkaktoi vdekjen e dy grave dhe dëmtimin e disa shtëpive, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet kanë gjetur se shkaktar i vdekje të shumta gjatë tërmeteve në Itali janë ndërtimet pa leje dhe materiali i dobët që përdoret për to.
Gjeologët këmbëngulin se një termet relativisht aq i vogël prej 3.6 shkallësh nuk do të duhet të shkaktonte viktima.
Banorët kanë vënë rreth 28 mijë kërkesa për shkelje të rregullave të ndërtimit gjatë 30 viteve të fundit.
Instituti Kombëtar i Statistikave të Italisë gjatë vitit të kaluar ka paralajmëruar për një rritje të madhe të ndërtimeve të paligjshme, sidomos në pjesën jugore të vendit./arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...