Nëna e të miturit që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në Teksas, ka pretenduar se djali i saj nuk ishte i dhunshëm. Adriana Reyes ka thënë se është befasuar kur mësoi se i biri, Salvador Ramos kishte qëlluar nxënësit në shkollën fillore, e madje kishte qëlluar edhe gjyshen e tij.
Ajo tha se për herë të fundit ka folur me djalin e saj të hënën, në ditën e tij të lindjes. Gruaja mohoi të kishte marrëdhënie të ftohta me djalin, por pranoi se 18-vjeçari nuk kishte shumë miq.
“Djali im nuk ishte një person i dhunshëm. Unë jam i befasuar nga ajo që ai bëri,” tha ajo për mediat e huaja.
“Unë lutem për ato familje. Unë lutem për të gjithë ata fëmijë të pafajshëm.”
Reyes theksoi se nuk e dinte që Salvador qëlloi gjyshen e ti. E moshuara ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, pak ditë para se të kryente krimin, autori kishte publikuar në rrjete sociale se kishte blerë dy armë.
Ai punonte në një restorant dhe kolegët e kanë përshkruar si një njeri jo miqësor. Një ish-shok klase pohoi më tej se ai ishte bullizuar sistematikisht nga bashkëmoshatarët, ky ishte dhe shkaku që i riu vendosi të linte shkollën./abcnews.al/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza