Eurodeputeti italian, Matteo Salvini, ‘i ka bërë për një lek’, drejtuesit e Parlamentit Europian në seancën e së mërkurës së shkuar.
Ai i drejtohet italianit tjetër, David Sassoli dhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin pranë tij, duke u thënë se ‘nuk jeni në rregull nga trutë e kokës’ dhe se ‘duhet të kuroheni nga mjekë shumë të zotë’.
Në fjalën e tij Salvini fshikullon drejtuesit e PE-së lidhur me temën e debatit në seancë për ngacmimet në Facebook dhe Fake News, ndërkohë që rendit një mori problemesh me të cilat përballet Europa siç janë papunësia, ‘pushtimi’ nga emigrantët e rreziku nga terrorizmi islamik.
Video e fjalimit të Salvini-t ka pasur një shikueshmëri rekord në rrjetet sociale me më shumë se 5 milionë të tilla brenda dy ditësh.
Multimiliaderi Soros u ka shpallur luftë të hapur mediave sociale dhe Facebook kohët e fundit, duke i emërtuar si ‘manipulative’ dhe ndikuese në proceset zgjedhore nëpër botë.
Debati i plotë
Salvini: Faleminderit zoti president. Ju kërkoj ndjesë atyre që më ndjekin nga shtëpia, i kërkoj ndjesë publikut për këto lloj deliresh. Sipas meje nuk jeni në rregull. Janë rreth 20 milionë të papunë në Europë, është terrorizmi islamik, është një emigracion jashtë kontrollit, dhe ju me çfarë e angazhoni Parlamentin Europian këtë të mërkurë pasdite. Me hakërrimet në Facebook, me Fake News. Ju duhet të kuroheni nga një mjek shumë i zoti. Unë do të doja të dija nëse…
Sassoli: I nderuar, i nderuar, zoti Salvini.
Salvini: Kujdes juve sipër se mund t’ju nxjerrin jashtë nëse duartrokisni, kështu që bëni kujdes.
Sassoli: I nderuar Salvini, më falni.
Salvini: Mund të vijoj.
Sassoli: Jo, duhet të më dëgjoni. Dhe duhet të jeni respektues jo vetëm ndaj vendimit të një parlamenti, që në mënyrë demokratike ka vendosur që të diskutojë lidhur me këto tema, por edhe ndaj kolegëve që janë të pranishëm.
Salvini: Unë thjesht po them se nuk jeni në rregull, a mund ta përmbyll atë që nisa.
Sassoli: I nderuar Salvini, ju ftoj që të jeni i kujdesshëm me fjalorin që përdorni. Faleminderit.
Salvini: Atëherë, nuk ma ndjen fare për këtë kërcënim, pasi për popullin europian të jesh kundër terrorizmit islamik të bën islamofob, të jesh kundër adoptimeve të fëmijëve nga çifet gay të bën homofob, të mbyllësh kampet e refugjatëve për të ndalur pushtimin nga klandestinët të bën racist, jo në fakt do të thotë të jesh pozitiv. Do të thotë të jesh njeri i lirë. Po ju vete shumë keq. Nuk po arrini më t’i blini mendjet e njerëzve, të kontrolloni gazetat, televizionet, radiot, në Britaninë e Madhe votuan siç ua deshi qejfi, në SHBA po kështu, në Itali votuan gjithashtu siç deshën, dhe ju po çmendeni dhe çfarë bëni ju, merreni me shakatë në Facebook, shakatë në internet, një milion, 5 milionë, 50 milionë. Shpikni Ministrinë e së Vertetës të George Orwell, Ministrinë e Propagandës. Unë pres që Parlamenti Europian, të paguajë Policinë për Psikikën, për të hetuar krimet psikike të atyre që nuk i nënshtrohen mendimit unik dhe monedhës së përbashkët. Mund të shpikni gjithçka doni, por e vetmja gjë që mund të bëni është të bëni gati valixhet dhe të shkoni të kërkoni një punë të vërtetë sepse lirinë nuk e ndalon dot askush as këtu dhe as në ndonjë vend tjetër. Faleminderit dhe rroftë rrjeti, rroftë Facebook./hashtag.al
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...