Deputetët palestinezo-izraelitë janë larguar me dhunë nga Parlamenti gjatë fjalimit të zv.presidentit amerikan Mike Pence në Izrael.
Partia udhëheqëse arabe në parlamentin izraelit kishte paralajmëruar se kishin për qëllim të bojkotonin fjalimin e Pence, transmeton portali arbresh.info
Ayman Odeh, kreu i listës së përbashkët arabe, tha se ishte një e drejtë demokratike për të bojkotuar fjalimin e Pence.
“Protesta jonë sot kishte qëllim kundërshtimin e pushtimit dhe kundërshtimin e atyre që duan të shkatërrojnë paqen”, tha ai.
Para se Mike Pence të fillonte fjalimin, 13 deputetë të MKK-së kanë shpalosur parrullën në të cilën shkruante: “Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës”.
Deputetët izraelitë , përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, janë filmuar duke buzëqeshur përderisa deputetët palestinezë po nxirreshin jashtë sallës.
Vendimi i Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit ka nxitur polemika të mëdha në mbarë botën./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin