Joe Biden triumfoi në zgjedhjet presidenciale 2020 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Donald Trump, dhe kështu ai do të jetë presidenti i ardhshëm i amerikanëve për katër vite.
Biden fjalimin e fitores e dha nga vendlindjen e tij, Wilmington, Delawere, ku i falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe kërkoi që tani të ketë unitet dhe së bashku t’i kalojnë sfidat.
Më poshtë keni disa nga pikat kyçe të fjalimit të përmbledhura nga Telegrafi.
“Njerëz, qytetarët e këtij vendi kanë folur. Ata na dhuruan një fitore të pastër. Një fitore bindëse. Një fitore për ne, popullin. Ne kemi fituar me më së shumti vota në histori të këtij kombi. 74 milionë”.
“Jam i nderuar nga besimi që më keni dhënë. Zotohem se do të jem një president që nuk do të kërkojë përçarje, por bashkim, ai që nuk do të shikojë shtete të kuq apo të kaltra, por që shikon vetëm Shtete të Bashkuara”.
“Do jem i nderuar që do të shërbej me një zëvendës-presidente fantastike, Kamala Harris. E cila do të bëjë historinë se gruaja e parë, gruaja e parë me ngjyrë, gruaja e parë aziatike, dhe vajza e parë e një emigrante që zgjidhet në zyrën nacionale të këtij vendi. Mos më thoni mua që nuk është e mundur në SHBA”.
“Për të gjithë ata që votuan presidentin Trump, e kuptoj dëshpërimin sonte. Edhe unë kam humbur disa herë. Tani le ti japim njëri-tjetrit një shans, ti ulim gjakrat, të takojmë prapë njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin. Që të bëjmë progres nuk duhet t’i shikojmë kundërshtarët si armiq, ata nuk janë armiq, ata janë amerikanë”.
“Ne nuk mund ta riparojmë ekonominë, të rikthejmë vitalitetin tonë ose të shijojmë momentet më të çmuara të jetës – përqafimi i një nipi, ditëlindjet, dasmat, diplomimet, të gjitha këto momentet që kanë shumë rëndësi për ne – derisa ta marrim këtë virus nën kontroll. Të hënën do të emëroj një grup të shkencëtarëve dhe ekspertëve si këshilltarë në tranzicion dhe nuk do të kursej asnjë përpjekje, asnjë, apo angazhim për të kthyer (mundur) këtë pandemi”.
“Tani që fushata ka përfunduar, cili është vullneti i njerëzve? Cili është mandati ynë? Unë besoj se populli amerikan kërkon që ne të bashkëpunojmë. Kjo është zgjidhja që do të bëjë. Dhe i bëjë thirrje Kongresit – Demokratëve dhe Republikanëve, që të bëjnë këtë zgjidhje me mua”.
“Posaçërisht për ato momente kur kjo kampanjë ishte në pikën më të ulët të saj, komuniteti afrikano-amerikan me doli në krahë prapë. Ata gjithmonë do të kenë përkrahjen time, dhe unë të tyren”.
“Sonte, e gjitha bota po e shikon Amerikën. Besoj se Amerika është fener i globit. Me zemra të plota dhe duar të qëndrueshme, me besim në Amerikë dhe në njeri-tjetrin, me dashuri për vendin dhe me etje për drejtësi, le të jemi kombi që ne e dimë se mund të jemi. Unë gjithmonë kam besuar se mund të definojmë Amerikën me një fjalë, ‘mundësitë’. Kjo është Amerika, të gjithë duhet të kenë mundësi që të shkojnë sa më larg me ëndrrat e tyre, unë besoj te mundësitë në këtë vend”.
“Shpërndajeni besimin, Zoti e bekoftë Amerikën. Ju faleminderit”.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor