Bombardimet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, kanë vazhduar intensivisht këtë të enjte, në ditën e 22-të të luftës në vend.
Disa godina banimi dhe objekte të tjera civile janë sulmuar nga rakteta ruse që kanë lënë dhjetëra të vdekur.
Analistët e krahasojnë betejën e rusëve në Kiev me kryeqytetin çeçen Grozny dhe qytetin sirian Aleppo. Analistët kanë frikë se qyteti mund të përballet me të njëjtën shkallë shkatërrimi me atë që ka prodhuar konflikti gjatë viteve të fundit Grozny dhe Alepo.
I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, në fjalën e tij këtë të enjte në mbrëmje e krahasoi situatën në Kiev me atë që ka ndodhur në Grozny dhe Aleppo.
Ai tha se Rusia, që ta pushtojë Ukrainën duhet ta bëjë të gjithë territorin e vendin aq të shkatërruar sa është shkatërruar qyteti sirian. Ai tha se siç është Mariupoli tani, që llogaritet të jetë 90% i shkatërruar, aq duhet të jetë e gjitha Ukraina nga forcat ruse, por sipas tij një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.
Këtë deklaratë të Hoxhës, e ka vlerësuar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, gazetarja e Washington Post. “Fjalë të fuqishme nga ambasada e Shqipërisë”, ka shkruar ajo.
“Lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet, po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet në baltë, në tokë, moralisht, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Rusia që ta fitojë duhet të bombardojë të gjithë, ta bëjë Mariupol kudo”, u shpreh Hoxha.
Në betejën e vitit 2016 në Aleppos, forcat e presidentit sirian Bashar Assad, të ndihmuara dhe të mbështetura nga Rusia, morën zonat e kontrolluara nga rebelët e qytetit pas një muaji me bombardime ajrore vrau qindra civilë, përfshirë fëmijë, ndërsa qyteti u rrënua tërësisht.
Ndërsa në Çeçeni në vitet 1990, forcat ruse e shndërruan Groznin në gërmadhë, ndërkohë që mijëra civilë vdiqën. Numri i civilëve të vdekur nga të dyja luftërat çeçene është deri në 300.000 njerëz. Putini u bë president i Rusisë menjëherë pas luftës, popullariteti i tij në vend u rrit.
Lufta Ukrainë-Rusi ka hyrë në javën e katërt, ndërsa bombardimet rreth qyteteve ukrainase vijojnë pa shenja paqeje. Edhe këtë mëngjes, forcat ruse goditën një tjetër pallat të banuar. Por sipas Mbretërisë së Bashkuar, pushtimi i Rusisë po ngec në të gjitha frontet. Dhjetëra viktima janë shënuar nga sulmi në Kharkiv, ndërsa 90% e Mariupolit është shkatërruar./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...