Melania Trump është kthyer në shënjestrën e talljeve “online”, pas mbajtjes së një fjalimi mbi rreziqet e bullizmit kibernetik.
Edhe pse besohet se ajo ende nuk e ka përcaktuar një program të qartë mbi linjën që kërkon të ndjekë, luftën ndaj kësaj forme të bullizmit e ka paraqitur si njërin prej prioriteteve të veta kryesore, që përpara se i shoqi të merrte çelësat e Zyrës Ovale.
Fjalimi i drejtuar grave të dhjetëra udhëheqësve botërorë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ishte një tjetër mundësi për të parashtruar axhendën e saj dhe fokusin e viteve të ardhshme.
“Duhet ta pranojmë të gjithë së bashku se, shpeshherë është i pafajshmi më i dobët, ai që përballet me sfidat shenjuese të shoqërive tona, qofshin ato varësia ndaj drogës, bullizmi, varfëria, sëmundjet, trafikimi apo uria. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i uritur, i ngacmuar, i frikësuar, i terrorizuar, i tallur apo i izoluar, si dhe pa pasur se kujt t’i drejtohet për ndihmë”, tha Melania Trump.
Mesazhi ishte i drejtë, por u zbeh pasi vëmendjen e medias sociale e rrëmbeu fustani i madh me mëngë të fryra ngjyrë rozë të fortë, që ajo kishte zgjedhur të vishte për këtë rast, e që kushtonte 3.000 dollarë.
Të tjerë, megjithatë, u fokusuan te përmbajtja e vet fjalimit. “Duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë vlerat e empatisë dhe komunikimit, bërthama e mirësisë, integritetit dhe lidershipit, që mund të mësohen vetëm përmes dhënies së shembullit”, tha ajo, duke bërë që pranishmit të çuditen duke kujtuar sjelljen e bashkëshortit të saj “online”.
Donald Trump është akuzuar jo pak herë se i përdor mediet e tij sociale për të tallur njerëzit, e sidomos ish-rivalen Hillary Clinton.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?