Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të martën se do të nxjerrë mësime dhe do të bëjë disa rregullime bazuar në “mesazhin e dhënë nga populli”.
Duke ju drejtuar ligjvënësve të partisë së tij në Parlament, zoti Erdogan e uroi përsëri kandidatin e opozitës Ekrem Imamoglu i cili fitoi 54.21% të votave në zgjedhjet e së dielës për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit.
Erdogan e pati përgëzuar më parë Ekrem Imamoglun me një postim në Twitter.
Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës shënuan një humbje të rrallë elektorale për zotin Erdogan dhe partinë me prirje islamike që udhëhiqte prej vitesh Bashkinë e Stambollit, qyteti më i rëndësishëm i Turqisë. Kjo ishte gjithashtu një goditje personale ndaj zotit Erdogan, fuqizimi i të cilit në politikën turke filloi me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, 25 vjet më parë.
Duke folur për gazetarët, kryeministri turk tha se nuk do të përjashtonte një riorganizim të qeverisë pas disfatës së së dielës.
Zgjedhjet e përsëritura të së dielës në Stamboll u mbajtën, pasi partia në pushtet e kundërshtoi rezultatin, për shkak të dyshimeve për parregullsi dhe komisioni zgjedhor anuloi rezultatet dhe mandatin e zotit Imamoglu pas 18 ditësh.
Në votimet e së dielës, Ekrem Imamoglu fitoi me një diferencë prej 800 mijë votash, krahasuar me një diferencë prej 13,000 votash që pati në votimin e parë. Fitorja e tij elektrizoi partinë laike të opozitës, që ka kaluar pothuajse dy dekada në opozitë, që kur Recep Tayyip Erdogan forcoi pushtetin e tij.
Opozita gjithashtu fitoi në komunën e kryeqytetit, Ankara, në zgjedhjet lokale të 31 marsit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...