Opinioni në Francë por edhe në gjithë botën është shokuar sot, pas sulmit të përgjakshëm që ka ndodhur sot në katedralen Notre Dame në Nice.
Sulmuesi me thikë në dorë ishte futur brenda katedrales duke bërtitur “Allah Akbar”, dhe më pas vrau tre persona dhe plagosi disa tjerë, transmeton Telegrafi.
Në sulm kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, e njërës prej viktimave i është prerë koka. Policia pas intervenimit ka qëlluar sulmuesin të cilin më pas e arrestoi dhe e dërgoi për tretman në spital.
Anëtarja e Senatit francez, Jelle Garriaud-Maylam, ka zbuluar në opinion fjalët e fundit të njërës prej grave që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm.
“I thoni fëmijëve të mi që i dua”, këtu ishin fjalët e fundit të gruas që u vra në orët e para të mëngjesit në qytetin francez Nice, e cila arriti t’i thotë ato para se të humbte jetën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...