Papa Françesku ka kritikuar emërtimin e ekspozivit më të madh jo-nuklear të ushtrisë amerikane si ‘nëna e të gjitha bombave’, duke thënë se fjala ‘nënë’ nuk duhet të përdoret në lidhje me një armë vdekjeprurëse.
Forcat ajrore amerikane kanë lëshuar bombën e cila zyrtarisht njihet si GBU-43 mbi luftëtarët e Shtetit Islamik në Afganistan gjatë muajit të kaluar dhe nofka ‘nënë’ u përdor për të dhënë raportimet mbi sulmin, transmeton portali arbresh.info.
“U ndjeva i turpëruar kur dëgjova emrin”, tha Ati i Shenjtë para disa studentëve. “Nëna jep jetë, ndërsa kjo armë jep vdekje dhe ne e quajmë atë nënë. Çfarë po ndodh?”.
Ati i Shenjtë do të takohet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me 24 maj. Takimi pritet të jetë potencialisht i vështirë, duke marrë parasysh qëndrimet e tyre të kundërta mbi imigracionin, refugjatët dhe ndryshimet klimatike./Arbresh.info
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...