Gjuhëtarët gjermanë kanë zgjedhur fjalën Jamaika-Aus ose “Fundi i Xhamajkës” si fjalën e tyre të vitit.
Shoqeria për gjuhën gjermane tha se e kishte zgjedhur fjalën për të përshkruar ndarjen në bisedimet mes Bashkimit Kristian Demokratik të Kancelares Angela Merkel (CDU), Liberal Demokratëve Liberalë (FDP) dhe të Gjelbërve, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Jamaika –Aus u zgjodh për shkak se ajo përfaqëson “vështirësitë e veçanta” të ndërtimit të koalicionit që dërgoi drejt një situate të re për Gjermaninë.
E dyta në listë është Ehe für alle ose “martesë për të gjithë”, në lidhje me vendimin e Gjermanisë për legalizmin e martesave të gjinisë së njejtë.
Në vendin e tretë është hashtag #MeToo, e përdorur në mediat sociale për të shkëmbyer rrefimet mbi ngacmimet seksuale.
Juria që zgjodhi 10 fjalët më të mëdha të Gjermanisë tha se ato janë zgjedhur mëqe e karakterizojnë më së miri vitin./arbresh.info/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...