Fituesit e pandemisë: Vendi që luftoi koronavirusin pa asnjë masë kufizuese

23:17 | 23 Maj 2020
Trina Galanxhi

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Japoni po bie, megjithëse vendi nuk ka vendosur masa kufizuese sikurse shumë vende tjera.

Sipas Bloomberg, Japonia nuk vendosi kufizime të lëvizjes për qytetarët dhe vendet e punës nëpër restaurant dhe parukieri mbetën të hapura. Gjithashtu, aplikacionet për monitorimin e qytetarëve nuk janë zhvilluar, transmeton portal arbresh.info

Në Tokio, që është një nga zonat më të dendura të populluara në Japoni, numri i infeksioneve të reja është kryesisht në shifra të vetme. Prandaj, analiza e arsyeve që i mundësuan Japonisë të mposhtte koronavirusin pa iu përmbajtur masave të paraqitura nga të tjerët u bë çështje e debatit kombëtar.

“Vetëm duke parë numrin e vdekjeve, është e qartë se Japonia ishte e suksesshme. Por edhe ekspertët nuk e dinë pse,” tha Mikihito Tanaka, një profesor i komunikimit në Universitetin Ëaseda dhe anëtar i grupit këshillues për Covid-19.

Mediat publikuan një listë të 43 arsyeve të mundshme pse Japonia ishte e suksesshme në luftën kundër koronavirusit, dhe përfshin faktorë të ndryshëm, nga kultura e veshjes së maskave dhe mbipesha e ulët deri tek vendimi relativisht i hershëm për mbylljen e shkollave, madje dhe supozimi se japonezët për shkak të karakteristikave të gjuhës lëshojnë më pak pështymë kur flasin.

Ekspertët e intervistuar nga Bloomberg pajtohen gjithashtu se përgjigjja në pyetjen se ku suksesi në luftën kundër koronavirusit vjen nga disa faktorë të ndryshëm. Megjithatë, masat e marra nga Japonia mund të shërbejnë si një mësim afatgjatë për vendet që po vuajnë nga epidemia.

Një nga faktorët më të rëndësishëm është fakti që Japonia filloi të kërkojë kontakte shumë shpejt, dhe kjo ishte e mundur sepse në qendrat shëndetësore japoneze, më shumë se gjysma e infermierëve kanë përvojë në monitorimin e infeksioneve, transmeton portal arbresh.info

Në përgjithësi, japonezët ngjajnë të jenë një popull që di si t’i përgjigjet një epidemie.

Japonia është përqendruar në kërkimin e të ashtuquajturave grupime në vende të caktuara siç janë klubet dhe spitalet për të gjetur infeksionin para se të dalë jashtë kontrollit.

Ekspertët morrën drejtimin dhe komunikuan me sukses një mesazh të thjeshtë se si të shmangen hapësirat e mbyllura, hapësirat e mbipopullurara dhe kontaktet e ngushta mes njerëzve. Besohet se ai ishte shumë më i suksesshëm sesa zbatimi i izolimit të plotë fizik. Një faktor tjetër i përmendur është ndërgjegjësimi i zhvilluar shëndetësor që ekziston midis qytetarëve japonezë.

Në muajt e parë të këtij viti, Japonia hyri në recension dhe ekonomistët parashikojnë se tremujori i dytë i vitit do të jetë më i keqi ndonjëherë.

Sipas Bloomberg, përkundër kujdesit, një valë e dytë e Covid-19 mund të prekë Japoninë, pasi është vend me popullsi  të vjetër.

“Ne duhet të supozojmë se vala e dytë do të jetë shumë më e keqe dhe të përgatitemi për të”, thonë ekspertët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme