Një fjalimin e tij të natës, drejtuar kombit, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se fitorja e Ukrainës është e pashmangshme, por është e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë lufta.
“Shumë qytete dhe komunitete janë ende nën kontrollin e përkohshëm të ushtrisë ruse”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
“Por, nuk kam asnjë dyshim se është vetëm çështje kohe para se të çlirojmë tokën tone”, shtoi ai.
Gjatë fjalimit ai ka theksuar se Ukraina tashmë ka hyrë në muajin e tretë të luftës nga pushtimi rus.
Zelensky tha se nuk ka “asnjë përgjigje të thjeshtë” në pyetjen se kur Ukraina do t’i mund rusët, duke shtuar se fitorja – dhe paqja – do të vijnë më shpejt nëse çdo ukrainas lufton.
“Kur të fitojmë një fitore, të gjithë do ta ndjejnë atë, kur të vijë paqja, të gjithë do ta shohin. Por, që të ndodhë kjo, ne nuk duhet të mendojmë kur dhe çfarë do të jetë. Ne duhet të mendojmë çdo ditë se si ta bëjmë edhe më të padurueshëm qëndrimin e pushtuesve në tokën tonë”, shtoi ai.
“Që Rusia të kërkojë paqen, çdo ukrainas duhet ende të luftojë”, tha Zelensky./bbc/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...