Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, edhe pse figurë dominuese në skenën politike, nuk mund të jetë i sigurt për fitore absolute në zgjedhjet e 24 qershorit.
Uashington Post shkruan se Erdogan, me rritjen e autoritetit të tij para disa muajve, kur vendosi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare për 24 qershor, e përjetoi këtë sikur të ishte i pamposhtur.
Taktika e tij e ashpër në rast fitoreje paralajmëron edhe më shumë armiqësi ndaj perëndimit dhe represion në shtëpi. Por, tash ekzistojnë sinjale se Erdogan dhe partia e tij po përballen me erëra të kundërta.
Kthesa kryesore ndodhi kohë më parë kur partitë opozitare, me përjashtim të partisë prokurde Partia Demokratike Popullore, kanë lidhur aleancë, vlerëson Washington Post. /kp
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut