Një grua suedeze që i përket besimit islam ka fituar kompensim, pasi intervista e saj e punës përfundoi kur ajo refuzoi të shtrëngojë duart me intervistuesin.
Farah Alhajeh, kishte aplikuar si përkthyese kur refuzoi të shtrëngojë duart me intervistuesin mashkull për shkak të fesë, transmeton portali arbresh.info.
Ajo në vend të kësaj vendosi dorën në zemër si formë përshëndetjeje.
Gjykata suedeze e Punës vendosi që kompania e kishte diskriminuar dhe urdhëroi që asaj t’i paguhet kompensim prej 40 mijë korona (4,350 dollarë).
Disa myslimanë shmangin kontaktin fizik me anëtarë të seksit të kundërt, përveç të atyre që janë familjarë të afërt.
Megjithatë, shtrëngimet e dorës janë tradicionale në disa vende evropiane. Përveç kësaj, legjislacioni anti-diskriminues mund të ndalojë kompanitë dhe organet publike të trajtojnë njerëzit ndryshe për shkak të gjinisë së tyre.
Pas vendimit, znj. Alhajeh i tha BBC-së se ajo besonte se ishte e rëndësishme të “mos dorëzohesh kurrë” kur je i/e bindur se dikush ka të drejtën, madje si një anëtar i një grupi minoritar.
“Unë besoj në Perëndi, e cila është shumë e rrallë në Suedi … dhe unë duhet të jem në gjendje ta bëj këtë dhe të pranohem për sa kohë që nuk po lëndoj askënd”, tha ajo.
“Në vendin tim … ju nuk mund t’i trajtoni gratë dhe burrat ndryshe. Unë e respektoj këtë. Prandaj unë nuk kam ndonjë kontakt fizik me burra apo me gra. Unë mund të jetoj sipas rregullave të fesë sime dhe në të njëjtën kohë të zbatoj rregullat e vendit ku jetoj”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...