Një person në Kanada ka fituar xhekpotin në lotari në ditën kur është pensionuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në BBC, Ping Kuen Shum nga Vankuver ka fituar xhekpotin në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh më 28 prill.
Sipas lajmit, më 28 prill ka qenë edhe ditëlindja e Ping.
“Është e pabesueshme që tri ngjarje të ndodhin në ditën e njëjtë. Kam punuar për shumë vite dhe mezi pres që këtë pasuri ta ndaj me familjen time”, ka thënë Ping, duke theksuar se me paratë e fituara planifikon të udhëtojë në Kinë.
Kompania e Lotarisë British Columbia ka thënë se nuk do të japë informata në lidhje me moshën dhe profesionin e Ping.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...