Finlandë, hidhet ideja e punës 4 ditë në javë, 6 orë në ditë

01:06 | 17 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Sana Marin sot është kryeministrja më e re në botë, por kur ishte ministre e transportit, ajo dha idenë për të ulur orët e punës në javë për punonjësit.

Ideja e Marin është që të ketë katër ditë punë në javë, me nga gjashtë orë punë në ditë.

“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë-orarëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me të tjera aspekte të jetës, si kultura”, tha ajo në gusht të vitit 2019.

Marin shpresonte që propozimi i saj të bëhej realitet shumë shpejt në vendin e saj, ku orari është tetë orë në ditë për pesë ditë në javë.

Forca politike “Alenaca e Majtë” ka propozuar edhe më parë që të provohet java me katër ditë punë, por është kundërshtuar nga opozita e cila e quan jo-realiste./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme