Ushtria finlandeze ka në plan që t’i përdorë ushtarët rezervistë për të patrulluar kufirin me Rusinë, e kjo do të bëhet nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit, ka raportuar të mërkurën Skynews.
Mijëra rezervistë do të mund të mbrojnë kufirin me Rusinë, në rast se do të ketë ndonjë valë të papritur emigrantësh.
“Me situatën e ndryshuar të sigurisë, ne duhet t’i plotësojmë metodat ekzistuese me mënyra të reja për të ruajtur sigurinë kufitare”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.
Finlanda ka një kufi 1.340 kilometra të gjatë me Rusinë, e vitin e kaluar ka akuzuar Moskën për nxitje të migracionit kundër shtetit nordik. Ajo u bë anëtare e NATO-s në prill të vitit të kaluar.
Autoritetet finlandeze e kanë thënë disa herë se do ta mbështesin me armatim Ukrainën, në mënyrë që të ndalet agresioni rus./abcnews.al/
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola