Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se këtë të martë Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s.
Stoltenberg para Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 4-5 prill në selinë e NATO-s në Bruksel zhvilloi një konferencë për media, shkruan Anadolu.
Ai tha se në ditën e parë të mbledhjes Finlanda do të shpallet anëtarja e 31-të ndërsa flamuri i saj do të ngrihet në selinë e NATO-s.
Stoltenberg tha se kjo do të bëjë më të sigurtë vendin në fjalë dhe më të fuqishme Aleancën teksa ripërsëriti shpresën që edhe procesi për anëtarësimin e Suedisë të përfundojë sa më shpejtë.
Menjëherë pas Samitit të Madridit të mbajtur në qershor 2022, shumica e vendeve të NATO-s nisën procesin e miratimit për anëtarësimin e dy vendeve. 20 vende të NATO-s përfunduan procesin në korrik, 4 në gusht dhe 4 në shtator.
Së fundmi më 27 mars Kuvendi i Hungarisë miratoi ratifikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO, teksa Turqia e bëri më 30 mars.
Procesi i anëtarësimit të Finlandës në NATO përfundoi brenda më pak se një viti, duke e bërë atë një nga proceset e anëtarësimit më të shpejtë në historinë 74-vjeçare të aleancës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...