Udhëtarët që kthehen në Finlandë nga Austria, Sllovenia dhe Zvicra tani janë të detyruar të izolohen për 14 ditë sepse rastet e koronavirusit janë rritur në ato vende kohët e fundit.
Kriteret e Finlandës për heqjen e kërkesës për izolim përfshijnë maksimumin tetë infeksione të reja për 100 000 njerëz.
Rritja e niveleve të infeksionit në Algjeri dhe Australi do të thotë gjithashtu që preken nga kufizimet dhe kërkesa për izolim.
Kufizimet ndërkohë janë shtrirë për udhëtime në Finlandë nga Republika Çeke, Franca, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia.
Shtetet me nivele mjaft të ulëta të infeksionit për të mos rikthyer izolimin përfshijnë Belgjikën, Danimarkën, Estoninë, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Islandën, Italinë, Letoninë, Lihtenshtejnin, Lituaninë, Maltën, Holandën, Norvegjinë dhe Sllovakinë.
Finlanda lehtësoi kufizimet e udhëtimit për shumë vende evropiane duke filluar nga 13 korriku.
Finlanda ka regjistruar deri tani 329 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe rreth 7 400 infeksione./atsh/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...