Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj territoriale pas shpërthimeve të dy tubacioneve nënujore të gazit rus, tha të mërkurën kryeministrja, Sanna Marin.
Marin u tha gazetarëve se Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë tokësor të Bashkimit Evropian me Rusinë, i konsideron shpërthimet “lajm të rëndë” dhe “jashtëzakonisht shqetësues”.
Tubacionet u ndërtuan nga Rusia dhe partnerët evropianë.
Bashkimi Evropian tha më 28 shtator se beson se rrjedhjet në dy tubacionet nënujore të gazit rus që ndodhën gjatë kësaj jave, “nuk janë rastësi”, por ka tregues se janë “akte të qëllimshme.
“Autoritetet finlandeze dhe qeveria po e vëzhgojnë nga afër situatën. Ne po e monitorojmë situatën në zonën ekonomike finlandeze dhe në ujërat tona territoriale”, tha Marin.
Ministri i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, tha se Finlanda nuk ka parë rritje të aktivitetit ushtarak në afërsi të saj ditët e fundit, por sipas tij, vendi mbanë kontakte të ngushta me fqinjët nordikë dhe aleatët e NATO-s për të shkëmbyer informacione.
Këto deklarata vijnë pasi sizmologët nga Suedia dhe Danimarka thanë se kanë regjistruar shpërthime të fuqishme në zonat afër ku ka pasur rrjedhje nga tubacionet e Rrjedhës Veriore në Detin Baltik. Policia suedeze ka nisur hetim për një sabotim të mundshëm.
Rrjedhjet në tubacionet ruse kanë rritur frikën sa i përket krizës në rritje energjetike, teksa shtetet perëndimore po largohen nga furnizimet energjetike ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Moska kishte ulur furnizimet me gaz për në Evropë përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1. Ndërkaq, në gusht ndërpreu të gjitha furnizimet nga ky tubacion, duke thënë se sanksionet perëndimore kanë shkaktuar probleme teknike.
Gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 është i kompletuar, por Gjermania hoqi dorë nga plani për ta funksionalizuar këtë tubacion, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...