Finlanda pezullon vaksinën ‘Moderna’ për të rinjtë

15:49 | 7 Tetor 2021
A. B.

Finlanda ka pezulluar vaksinën Moderna, për personat e lindur pas vitit 1991, për shkak të problemeve kardiovaskulare, sipas një njoftimi nga Instituti i Shëndetit dhe Mirëqenies së vendit.

Ndërkohë ditën e djeshme, zyrtarët shëndetësorë në Suedi dhe Danimarkë njoftuan pezullimin e vaksinës për të rriturit dhe fëmijët, shkruan Reuters transmeton arbresh.info

Norvegjia po vaksinon fëmijët me Pfizer dhe tani ka rekomanduar përdorimin e saj për të rinjtë e moshës nën 30 vjeç. Vendet nordike e bazuan vendimin e tyre në një studim të pabotuar kërkimor, i cili përfshinte të dhëna nga Finlanda, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka.

“Ky studim zbuloi se burrat nën moshën 30 vjeç të cilët morën Moderna Spikevax kishin një rrezik më të lartë për të zhvilluar miokardin në krahasim me të tjerët”, tha Mika Salminen, drejtor i institutit shëndetësor.

Një përfaqësues i Moderna , tha se kompania është në dijeni të vendimeve të rregullatorëve suedezë dhe danezë.

“Këto janë zakonisht raste të lehta dhe njerëzit zakonisht shërohen brenda një kohe të shkurtër pas një trajtimi. Rreziku i miokardit rritet ndjeshëm për personat që infektohen me COVID-19 dhe vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur“, tha ai.

Rregullatorët e SHBA-së dhe BE-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë theksuar gjithashtu se përfitimet e vaksinave të bazuara në mRNA të përdorura nga Moderna dhe Pfizer-BioNTech tejkalojnë rreziqet e infeksionit të Covid-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme