Finlanda duhet të konsiderojë anëtarësimin në aleancën e NATO-s pa Suedinë, ka deklaruar ministri i jashtëm i vendit.
Të dyja vendet nordike kishin nisur një ofertë të përbashkët për t’u anëtarësuar në NATO, por Suedia po përballet me bllokadën turke për të aderuar në aleancë.
Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se një aplikim i përbashkët është “opsioni i parë” por duhet të merren parasysh të dyja mundësitë.
Kujtojmë se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të miratojnë anëtarësimin e vendeve që aplikojnë dhe gjasat janë që Turqia nuk do ta miratojë ofertën e Suedisë pas tensioneve të fundit.
Gjatë fundjavës, një kopje e Kuranit u dogj gjatë një proteste jashtë ambasadës turke në Suedi – duke ‘zemëruar’ zyrtarët në Turqi.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se protesta ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët, dhe ishte zemëruar me autoritetet suedeze që lejuan të zhvillohej demonstrata.
“Është e qartë se ata që lejuan një poshtërsi të tillë të ndodhte para ambasadës sonë nuk mund të presin bamirësi në lidhje me aplikimin e tyre në anëtarësimin në NATO”, tha Erdogan./Euronews/
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurohet një shkollë dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Nag...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...