Presidenti finlandez Alexander Stub nënshkroi sot të ashtuquajturin ligj për dëbimin e refugjatëve, i cili do të hyjë në fuqi më 22 korrik. Stub tha vendimi ka një rëndësi të madhe jetike për sigurinë kombëtare, duke theksuar se i kupton edhe tensionet që do të vijnë për shkak të miratimit të ligjit.
Ligji, i cili do të jetë i vlefshëm për një vit, do t’u lejojë autoriteteve kufitare finlandeze të refuzojnë pranimin e kërkesave për azil në rrethana të caktuara.
Javën e kaluar, projektligji i diskutueshëm i qeverisë u miratua me 167 vota pro dhe 31 kundër.
Qeveria e shihte projektligjin si të nevojshëm për të trajtuar çdo përdorim të mundshëm të ‘ ndikimit hibrid ‘ nga Rusia, siç është kalimi i grupeve të mëdha të emigrantëve në pikat e kontrollit finlandez në kufirin lindor./abcnews/
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve