Operatori finlandez i trenave VR do të ndalojë shërbimin e tij dy herë në ditë nga Helsinki në Shën Petersburg, duke mbyllur rrugën e fundit hekurudhore të mbetur për rusët që duan të udhëtojnë drejtpërdrejt në BE.
Shërbimi është teknikisht në pronësi të një kompanie të quajtur Karelian Trains, një sipërmarrje e përbashkët midis VR dhe Hekurudhave Ruse, ku secila zotëron 50 përqind të aksioneve në kompani, transmeton portal arbresh.info
Trenat Allegro janë duke u ndalur për shkak të sanksioneve të BE-së dhe VR thotë se njerëzit që donin të largoheshin nga Rusia, përfshirë qytetarët finlandezë, kanë pasur “kalim të sigurt” deri më tani.
Shërbimet do të mbyllen këtë fundjavë që vjen, me trenat e fundit që nisen nga të dy qytetet të dielën më 27 mars.
Në javët e para pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës, pati një rritje të numrit të pasagjerëve që përdornin trenat me shpejtësi të lartë Allegro, të cilët lidhin kryeqytetin finlandez me qytetin e dytë të Rusisë në vetëm tre orë e 30 minuta.
Më shumë njerëz e kanë përdorur trenin për t’u larguar nga Rusia.
Një shërbim i veçantë treni gjatë natës që lidh Moskën me Helsinkin, me një ndalesë në Shën Petersburg, u anulua gjatë pandemisë COVID dhe aktualisht ende nuk funksionon. Treni “Lev Tolstoy” ishte tërësisht në pronësi dhe operuar nga Hekurudhat Ruse./euronews/arbresh.info/
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...