Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri Orpo, më 19 prill.
Vitin e kaluar, Finlanda mbylli kufirin e saj të gjatë me Rusinë pas rritjes së numrit të personave që hynin në shtet, përfshirë shtetas të Sirisë dhe Somalisë. Helsinki akuzoi Moskën se po i përdorë si armë emigrantët kundër tij dhe BE-së. Por, kjo akuzë është hedhur poshtë nga Kremlini.
“Ne po përgatisim një legjislacion, por ne na duhen edhe masa nga BE-ja”, tha Orpo, pa dhënë më shumë detaje.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës që zhvilloi së bashku me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kufirin që Finlanda ndan me Rusinë.
Von der Leyen deklaroi se KE-ja po punon ngushtë me shtetet e origjinës së emigrantëve dhe shtoi se pajtohet me qëndrimin e Finlandës.
“Ajo çfarë shohim është se një shtet po instrumentralizon njerëzit e varfër për të ushtruar person ndaj një shteti tjetër, prandaj qartësisht kjo është një çështje e sigurisë”, tha ajo.
Masat për të zgjidhur çështjen e emigrantëve nga Rusia duhet të jenë të tilla që të krijojnë një balancë mes mbrojtjes së sigurisë së kufijve dhe obligimeve ndërkombëtare, tha ajo.
Duke ndjekur shembullin e Polonisë dhe Lituanisë në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, Qeveria finlandeze po harton një legjislacion që do t’iu lejonte rojeve kufitare të ndalojnë që azilkërkuesit nga Rusia të hyjnë në Finlandë./REL/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...