Deri më tani, Finlanda është njohur në tërë botën për dimrat e gjatë, sistemin e lartë të edukimit dhe kryeqytetin Helsinki, që është në krye të kërkesave të listës së vendeve për t’u vizituar. Por ky shtet ka edhe një histori të dhimbshme.
Ky shtet i vogël evropian, ka një kufi të gjatë me Rusinë dhe, përkundër festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, gjithnjë e ka në prapavijë kërcënimin nga fqinji më i madh, transmeton Telegrafi.
Finlanda ka politika neutrale dhe të paqes, ndërsa finlandezët janë shpallur populli më i lumtur në botë. Por, Finlanda është gjithnjë e gatshme për luftë.
Thellë nën Helsinki, është një sistem i rregulluar tunelesh dhe qendrave tjera nëntokësore, që do të shërbenin si strehim për të gjithë 640 mijë kryeqytetasit.
“New York Post” raporton se bunkeri është i pajisur me ushqim, shtretër, qendra mjekësore dhe sportive, si dhe një hapësirë për skijim, transmeton Telegrafi.
Shumica e hapësirave, shfrytëzohen gjatë tërë kohës, si: parkingu, lojërat e fëmijëve dhe qendrat tregtare. Në dimër, banorët i shfrytëzojnë ato për t’iu shmangur trmperatirave të ulëta.
Mirëpo, në rast të konfliktit sulmit të mundshëm, të gjithë mund të mbyllen aty dhe të qëndrojnë pa problem për dy javë.
Mediat lokale raportojnë se në të janë 240 banja, në disa prej të cilave ka edhe kushte për t’u larë edhe në rast se dikush ka pësuar nga sulmi kimik.
Ekspertët thonë se Finlanda e ka të vetmin kërcënim nga Rusia, andaj e ka ndërtuar këtë bunker gjigant, për të shmangur çdo rrezik. Kryeqyteti finlandez, ndodhet 250 kilometra larg kufirit rus. /Telegrafi/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...