Finlanda njoftoi sot se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga 17 shtete europiane me shkallë të ulët infektimi, një listë që, tani për tani, nuk përfshin Francën apo Luksemburgun. “Më 13 korrik, masat kufitare do të hiqen për shtetet, të cilat, gjatë 14 ditëve të fundit, kanë patur një normë infeksioni më pak se tetë për një popullatë prej 100 000 banorësh”, tha qeveria në një deklaratë.
Pas rihapjes së kufijve më 15 qershor për shtetet baltike dhe shumicën e vendeve nordike (Danimarka, Norvegjia, Islanda), përveç Suedisë, lista është zgjeruar tani me Holandën, Belgjikën, Italinë, Austrinë, Greqinë, Maltën, Gjermaninë, Sllovakinë, Slloveninë, Hungarinë , Lihtenshtajnin, Zvicrën, Qipron, Irlandën, Andorrën, San Marinon dhe Vatikanin.
Përveç kësaj, nga kjo datë, do të autorizohen sërish edhe udhëtimet e biznesit dhe udhëtimet e tjera të konsideruara thelbësore midis Finlandës dhe Algjerisë, Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Tunizisë dhe Kinës./lexo/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...