Google ADS

Finlanda dyshon se Rusia ka ndërhyrë në sistemin e saj të GPS-it

12:08 | 12 Nëntor 2018
arbresh.info

Finlanda ka thënë se është duke hetuar nëse Rusia ka ndërhyrë së fundmi në sinjalet e Sistemit Global të Pozicionimit (GPS) në veri të rajonit verior të këtij shteti, Lapland, gjatë stërvitjeve të NATO-s, duke rrezikuar trafikun ajror civil.

Kryeministri finlandez, Juha Sipila, i ka bërë këto deklarata më 11 nëntor, pasi shëbimet ajrore të Finlandës kanë nisur një paralajmërim për shkak të pengesave në sistemin e GPS-it në veri të këtij shteti.

Edhe Norvegjia ka bërë një paralajmërim të ngjashëm në fund të muajit tetor, kur kishin filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake në NATO-s që prej kohës së Luftës së Ftohtë.

“Ka mundësi që Rusia qëndron mbrapa ndërhyrjes”, ka thënë Sipila në një intervistë për Radion Suomi.

“Jemi duke hetuar dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate. Kjo nuk është çështje e vogël pasi fluturimet e civilëve janë rrezikuar”, duke shtuar se incidenti është duke u trajtuar si “shkelje e hapësirës ajrore”.

Në stërvitjet më të mëdha të NATO-s që nga periudha e Luftës së Ftohtë, janë përfshirë 29 anëtarë të aleancës Perëndimore, si dhe partnerët, Finalanda dhe Suedia.

Stërvitjet dyjavore janë mbajtur afër Rusisë në kohën kur Perëndimi dhe Moska vazhdojnë të rrisin tensionet.

Stërvitjet janë kritikuar nga Moska, e cila ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbështet separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, mirëpo akuzon NATO-n për qasje provokative afër kufijve të saj.

Finlanda, që ndan 1,340 kilometra të kufirit me Rusinë ka ndërtuar lidhje të ngushta me NATO-n mirëpo nuk është plotësisht e anëtarësuar në Aleancë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme