Finlanda dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbështetjen afatgjatë.
Sipas mediave tipas mediave të huaja, Presidenti i Finlandës Alexander Stubb ndodhet aktualisht në Ukrainë, ku ka takuar homologun e tij Volodymyr Zelenskyy.
Marrëveshja mbulon një sërë temash duke përfshirë mbështetjen politike, mbështetjen për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për reformat dhe rindërtimin e Ukrainës.
“Marrëveshja 10-vjeçare është dëshmi e angazhimit afatgjatë të Finlandës për të mbështetur Ukrainën”, tha zyra e Stubb.
Stubb i tha gjithashtu presidentit ukrainas se Finlanda do të dërgonte një tjetër paketë materialesh mbrojtëse me një vlerë prej rreth 188 milionë euro./euronews
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve