Gjermania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me ndihmat e nevojshme kundër pushtimit rus, me gjithë planet për ta përgjysmuar buxhetin për mbështetjen e Kievit më 2025, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane.
“Raportimet që supozojnë se ne do t’i pakësojmë ndihmat, janë thjesht të pasakta”, tha zëdhënësi Wolfgang Buechner për gazetarët, duke shtuar se Gjermania “është plotësisht e përkushtuar” ta mbështesë Ukrainën “sa të jetë e nevojshme”.
Drafti më i ri i buxhetit përfshin rreth 4 miliardë euro të ndara për Ukrainën nga buxheti i vitit të ardhshëm, krahasuar me rreth 8 miliardë euro në vitin 2024. Tri partitë në koalicionin qeverisës të kancelarit, Olaf Scholz, kanë pasur mospajtime për kohë të gjatë për buxhetin e vitit 2025 të Gjermanisë.
Ministri liberal i Financave, Christian Lindner, u ka kërkuar ministrave të tjerë ta ruajnë buxhetin, në mënyrë që ta respektojnë vendimin kushtetues që ka për qëllim mbrojtjen e shtetit nga zhytja në borxh të thellë./A2CNN
Intervenim emergjent në një transformator, një pjesë e insti...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...