Gazetari finlandez ka arritur të “kontrabandoj” pamje të rralla nga Pyongyang, kryeqyteti i Koresë së Veriut.
Mika Makelainen, korrespondent në Azi për televizionin shtetëror finlandez dhe agjencinë e lajmeve Yle, ka vizituar Pyongyang duke mbuluar festën e “Ditës së diellit”, ku shënohej 105 vjetori i lindjes së Kim Il-Sun, themeluesit të Koresë së Veriut.
Videot e festës janë të zakonshme dhe janë pjesë e propagandës së Koresë së Veriut. Megjithatë, Makelainen ka arritur të realizoi video të rralla të jetës së përditshme të qytetarëve të vendit më të izoluar në botë, pa dijeninë e autoriteteve.
“Kam filmuar nga vetura, askush nuk më ka thënë që nuk duhet të filmojë”, ka deklaruar ai.
“Të gjithë të huajt që kanë vizituar këtë vend më kanë thënë se vazhdimisht kanë qenë nën mbikëqyrje, të cilët i vështronin nëse janë duke bërë diçka që do ta dëmtonte këtë vend. Ndoshta edhe kjo është arsyeja pse rrallëherë publikohen video apo foto nga ky vend”, ka shtuar ai.
Në videot e gazetarit finlandez shihen ndërtesat në stilin e arkitekturës së regjimit komunist, dhe pankarta në të cilat shkruante “Lideri i madh”.
/Arbresh.info/
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...