Fillon vizita e presidentit francez në Etiopi

22:58 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se vendi i tij dëshiron të bashkëpunojë me Etiopinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Macron qëndron për vizitë dyditore në Etiopi me ftesë të kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed.

“Ne vlerësojmë rolin e Etiopisë në Bririn e Afrikës”, tha Macron gjatë një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin etiopian, duke shtuar se vendi i tij luajti një “rol të domosdoshëm” në luftën kundër terrorizmit dhe për paqen rajonale.

Sipas presidentit francez, Franca do të forcoj bashkëpunimin e saj ushtarak me Etiopinë, si dhe shtoi se në Etiopi do të dërgohet personel ushtarak për të trajnuar pjesëtarët e forcave të armatosura etiopiane, veçanërisht të forcave ajrore.

Ndërkohë, të dy krerët kryesuan nënshkrimin e katër marrëveshjeve midis dy vendeve për çështjet kulturore, si dhe në bashkëpunimin e mbrojtjes dhe promovimin e investimeve.

Tetorin e kaluar, gjatë një vizite në Paris, Abiy kërkoi mbështetje nga Macron për restaurimin e kishave të famshme botërore Lalibela Rock Hewn në Etiopinë veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme