Në Republikën e Afrikës së Jugut, vendi ku rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) janë më të zakonshmet në Afrikë ka filluar vala e tretë e pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive (NICD), thuhet se mesatarja ditore me 5.959 raste të regjistruara në javën e fundit tejkaloi pragun e valës së re të përcaktuar nga Komiteti Këshillimor Ministror (MAC).
“Afrika e Jugut sot teknikisht ka hyrë në valën e tretë të pandemisë”, thuhet në deklaratë.
Në Afrikën e Jugut ku niveli i masave pandemike u rrit më 31 maj për shkak të rritjeve të rasteve me COVID-19, në 24 orët e fundit 9.149 persona rezultuan pozitivë ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 1.722.086.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend 100 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e virusit arriti në 57.410.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane