Në Izrael ka filluar vaksinimi masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në kuadër të vaksinimit masiv që ka filluar mëngjesin e sotëm, vaksina anti-COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech fillimisht do të aplikohet tek punonjësit e shëndetësisë.
Ndërsa nga nesër personat mbi 60-vjeç ose personat që janë në grupin e rrezikuar mund të aplikojnë në qendrat e vaksinës në vend për kryerjen e vaksinimit.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se vaksina anti-COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech synohet që në Izrael të injektohet tek 60 mijë persona në ditë.
Qeveria Izraelite synon që deri në fund të janarit 2021 të vaksinohen mbi 2 milionë persona me vaksinën anti-COVID-19.
Izraeli ka arritur marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për blerjen e 8 milionë dozave të vaksinës anti-COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Izraelin me një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh janë prekur mbi 373 mijë persona nga COVID-19 ndërsa jetën e kanë humbur 3.704 persona për shkak të virusit./AA/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...