Fillon vaksinimi i adoleshenteve në Izrael

15:57 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Izraeli ka filluar vaksinimin e adoleshenteve me vaksinën e COVID-19, pas vaksinimit të ¼ të popullsisë.

Që nga blerja e vaksinës muajin e kaluar, më shumë se 2.5 milionë izraelit, prej 9 milionë sa janë gjithsej, kanë marr vaksinën kundër koronavirusit, transmeton arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar të enjten se po lejonte vaksinimin e studentëve të shkollave të mesme, të moshës 16-18 vjeç varësisht nga aprovimi i prindërve të tyre, shkruan The Guardian./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme