Ministria Kombëtare e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë ditur se takimi i katërt teknik midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke ka filluar në selinë e NATO-s për të diskutuar metodat për reduktimin e rreziqeve të incidenteve në Mesdheun Lindor.
Bisedimet që u mbajtën në Bruksel ishin planifikuar pas një takimi midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Takimi i parë teknik u mbajt më 10 shtator.
Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale të kërkimit të energjisë nga Turqia në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të kërkuar energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Zyrtarët turq thonë se dialogu rreth ndarjes së drejtë të burimeve do të jetë fitore për të gjitha palët./atsh/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...