Pasi u miratuan nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), dozat e para të vaksinës BioNTech/Pfizer kundër koronavirusit të ri (COVID-19) u shpërndanë sot në vendet e Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian shpërndau një video në Twitter që tregon vaksinat duke u paketuar me kujdes dhe si dërgohen në 27 vendet anëtare të BE-së.
“Këto vaksina së shpejti do të mbërrijnë në destinacionin e tyre për t’u përdorur gjatë Ditëve të Vaksinimit të BE-së më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, shkroi KE-ja në një postim në Twitter.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen mirëpriti shpërndarjen e vaksinave të para kundër COVID-19 për anëtarët e bllokut.
“Pas disa ditësh, evropianët e parë do të vaksinohen. Vaksinat do të jenë në dispozicion së shpejti për të gjithë”, shkroi ajo në Twitter.
BE-ja ka arritur marrëveshje me gjashtë kompani që kanë kryer deri më tani testime “premtuese” të vaksinave dhe ka vendosur të blejë rreth 2 miliardë doza vaksinash, përfshirë 300 milionë nga Pfizer dhe BioNTech.
Blloku nënshkroi kontrata me Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson&Johnson dhe Sanofi-GlaxoSmithKline.
Agjencia e BE-së, EMA, që autorizon përdorimin e ilaçeve në të gjitha vendet anëtare, pritet të përfundojë rishikimin e saj të vaksinës Moderna deri më 6 janar./AA/
Erdogan: Të gatshëm për të ndërhyrë dhe parandaluar çdo ndar...
Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se demoluan disa ...
“Po bëhet nami” – Sara i tregon Drilonit informacione nga ja...
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Serbët në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...