Njoftohet se në Irak ka nisur operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit nga organizata terroriste ISIS.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit irakian, Hajdar el-Ibadi, thuhet se “Kryeministri dhe kryekomandanti el-Ibadi ka dhënë komandën për operacionin ushtarak për çlirimin e rajonit Ejmen, pjesës perëndimore të Mosulit.”
Ndër të tjera Ibadi ka vënë në dukje se në Mosuli “përparësitë janë shpëtimi i njerëzve dhe jo i territoreve.”
– Pjesa perëndimore është rrethuar nga 3 anët
Burimet ushtarake kanë konfirmuar se pas marrjes nën kontrollin e plotë të pjesës lindore kanë nisur operacionet nga 3 fronte për marrjen e pjesës perëndimore, ku ushtria irakiane jep mbështetjen nga veriu, forcat e policisë federale nga jugu dhe forcat milice shiite Hashdi Shabi të mbështetura nga Irani nga perëndimi.
Kryeministri i Irakut kishte njoftuar se në operacionin për çlirimin e Mosulit të nisur me 17 tetor 2016, zona lindore e qytetit që nga 24 janari ishte plotësisht e çliruar ISIS.
Zyrtarët ushtarakë dhe administrativë kanë parashikuar se operacioni në pjesën perëndimore të Mosulit do të jetë më i ashpër për shkak se “afërsisht 750 mijë civilë jetojnë në rrugët e ngushta dhe në rajon”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...