Ka filluar qarkullimi i parë hekurudhor, më e gjata në botë, e cila do të transportojë mallra mes Britanisë së Madhe dhe Kinës.
Treni i parë i mallrave i përbërë nga 30 vagonë është nisur nga qyteti Essex i Britanisë së Madhe dhe do të udhëtojë 12 mijë kilometra në 17 ditë, për të arritur në qytetin kinez Zhejiang.
Treni i cili do të transportojë mallra eksporti të Britanisë, do të kalojë përmes Francës, Belgjikës, Gjermanisë, Polonisë, Bjellorusisë, Rusisë dhe Kazakistanit. Ai pritet të jetë në Zhejiang më 27 prill.
Në trenin e parë të mallrave të nisur nga Britania e Madhe ka më së shumti mallra të prodhuar në këtë vend si, uiski, birra, pije të gazuara, produkte ndihmëse ushqimore dhe produkte për bebe.
Drejtuesi i kompanisë së transportit, DP Ëorld, Sultan Ahmed Bin Sulayem, thotë se transporti me tren është më i shpejtë se ai detar dhe më i lirë se ai ajror.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...