Google ADS

Fillon gjyqi për nëntë azilkërkuesit që dhunuan një mësuese në Vjenë (Foto)

14:27 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Nëntë azil kërkues nga e njëjta familje kanë dalë para gjyqit në kryeqytetin e Austrisë, për akuzën se kishin përdhunuar një mësuese gjermane në natën e Vitit të Ri të 2015.

Prokurorët kanë akuzuar burrat irakian për “abuzimin e një personi të pambrojtur dhe përdhunimin seksual të viktimës”, transmeton arbresh.info.

Në hyrje të procesit gjyqësor u tha se viktima e identifikuar Sabine K. ishte e dehur kur kishte pranuar të shkonte në apartamentin e burrave.

Shumica e tyre kanë mohuar akuzat, por rezultatet e ADN-së nga sperma e sulmuesve kanë vërtetuar se gjashtë nga të akuzuarit kanë përdhunuar viktimën.

Viktima kishte ardhur nga Gjermania në Vjenë me një shoqe të saj për të festuar natën e ndërrimit të moteve.

Ato kishin shkuar në një lokal, ku menjëherë pas orës 3:00 të mëngjesit shoqja e Sabine-s nuk e kishte parë më shoqen e saj ndërsa kishte kuptuar nga të pranishmit se një person me të cilin fliste e kishte marrë.

Ajo ishte përdhunuar gjatë natës saqë nuk ishte në gjendje të identifikonte sulmuesit, ndërsa pas sulmit ishte dërguar për në spital për trajtim ku ende vazhdon trajtimin me psikolog për çrregullime të stresit postraumatik.

Vetëm njëri nga të akuzuari ka pranuar krimin duke qarë në gjykatë duke thënë se një akt i tillë është krim edhe në Irak por në kohën e sulmit ishte i dehur.

Dënimet për të akuzuarit do të jepen me 6 mars, ndërsa të gjithë rrezikojnë të dënohen me 15 vjet burg secili./Arbresh.info

p

p2

p3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme