Në Indi ka filluar asgjësimi i pulave për shkak të zbulimit të paradokohshëm të rasteve të gripit të shpendëve (versioni H5N8), transmeton Anadolu Agency(AA).
Sipas BBC-së, raste të gripit të shpendëve janë regjistruar në pesë shtete indiane, pas së cilës u dha një paralajmërim në të gjithë vendin.
Autoritetet indiane kanë vendosur të shkatërrojnë patat e egra, sorrat dhe rosat, si dhe dhjetëra mijëra shpendë.
Në shtetin Madhya Pradesh, qindra sorra, çafka dhe pëllumba kanë ngordhur në 10 ditët e fundit, ndërsa në disa pjesë të shtetit Madhya Pradesh, shitja e vezëve është gjithashtu e ndaluar.
Në shtetin Kerala, rreth 12.000 rosa kanë ngordhur nga gripi i shpendëve, ndërsa më shumë se 36.000 shpendë do të shkatërrohen për të parandaluar përhapjen e gripit.
Gripi i shpendëve është vërtetuar edhe tek disa shpend të egër që ngordhën në shtetet federale Gujarat dhe Rajasthan.
Zyrtarët e shteteve federale Haryana më herët njoftuan se dyshohet se rreth 350 mijë shpendë ngordhën për shkak të gripit të shpendëve, ndërsa në shtetin federal Himachal Pradesh ngordhën më shumë se 2.400 pata të infektuara.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...