Fillojnë vaksinimet e para në Austri dhe Itali

15:02 | 27 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sot në Austri dhe Itali u realizuan vaksinimet e para kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Vaksinat e para në Austri u morën nga pesë persona të paracaktuar në Universitetin Mjekësor të Vjenës.

Pas vaksinimeve të para, 10.000 doza të vaksinave Pfizer-BioNTech, të cilat arritën dje në vend, do të jepen në gjithë vendin.

Kancelari Sebastian Kurz dhe ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober bënë deklarata në një konferencë shtypi pasi takuan pesë personat që u vaksinuan.

Duke deklaruar se bota po lufton me një pandemi tashmë një vit, Kurz tha se 27 dhjetori është një ditë historike.

Ai theksoi se vaksina është një ndryshues i rëndësishëm në luftën kundër virusit.

“Ky është fillimi i fitores kundër pandemisë”, tha kancelari austriak.

Kurz vuri në dukje se programi i vaksinimit do të kryhet në tri faza, duke filluar nga java e ardhshme, konkretisht do të vaksinohen punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që konsiderohen si grup i rrezikuar, kurse pastaj vaksinimi do të realizohet në gjithë vendin.

Pasi 27 dhjetori u përcaktua si “Dita Evropiane e Vaksinimit”, Italia u bë një nga vendet ku u dhanë vaksina kundër COVID-19.

Vaksina Pfizer-BioNTech, e cila arriti dje në Itali, u mor nga profesionistë të kujdesit shëndetësor këtë mëngjes në Spitalin Lazzaro Spallanzani në Romë, qendra kryesore e sëmundjeve infektive të vendit.

Vaksina fillimisht u pranua nga profesoresha e spitalit Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia Alivernini, mjekja Alessandra D’Abramo, mjekja Alessandra Vergori dhe punonjësi i kujdesit shëndetësor Omar Altobelli.

Italia, e cila ka porosituar një total prej 202,5 milionë doza vaksinash nga kompani të ndryshme, siguroi 9.750 doza për herën e parë.

Brenda kornizës së programit që ka përcaktuar, Italia synon të vaksinojë profesionistët e kujdesit shëndetësor në fazën e parë, më pas të moshuarit dhe më pas të rinjtë./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme