Nisja e punimeve për atë që supozohet të jetë ura e varur më e gjatë në botë u shënua me një ceremoni pompoze në Turqi. Ura 3.7 kilometra është mbiquajtur “Canakkale 1915”, duke marrë emrin e vendit ku po ndërtohet.
Në eventin madhështor, të zhvilluar buzë detit ishte i pranishëm dhe kryeministri turk Binali Yildirim. Ceremonia përkoi me përvjetorin e njërës prej fitoreve të fundit të perandorisë osmane. Nga përllogaritjet që bënte Yildirim në muajin tetor, rezulton se ndërtimi i kësaj ure do të ketë një kosto prej gati 10 miliardë lirash turke, apo 2.62 miliardë dollarësh, transmeton TCH.
Konstruksioni i saj pritet të marrë e pakta pesë vjet. Turqia ka arritur të vënë në zbatim disa projekte ambicioze infrastrukture gjatë presidencës së Rexhep Tajip Erdogan, përfshirë këtu edhe përfundimin e urës më të gjerë të globit “Yavuz Sultan Selim”, gushtin e vitit të kaluar.
Bëhet fjalë për një megaprojekt, i cili imitonte stilin e urës së Bruklin në Nju Jork, është 1.4 km i gjatë dhe 59 metra i gjerë, e ka tetë korsi për makina. Fillimi i punimeve të urës së re vjen një muaj përpara referendumit mbi zgjerimin e fuqive të presidentit turk, ndërsa përfundimi i tyre llogaritet të ndodhë në 2023-shin, viti kur Turqia kremton 100-vjetorin e themelimit të Republikës moderne turke nga Mustafa Qemal Ataturku.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,